Dardanët kanë realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Epërsinë ndaj skuadrës kundërshtare e ngriti futbollisti Vedat Muriqi në minutën 34-të të takimit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa golin e parë të ndeshjes e ka realizuar Amir Rrahmani në minutën e 10-të.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për Dardanët për t’u kualifikuar për Euro 2020.