Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

E publikuar: 13/10/2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe rezultatet, ndërsa një nga futbollistët që kanë shkëlqyer më së shumti gjatë 7 javëve të para ka qenë talenti 22-vjeçar Gaetano Castrovilli.

Ky i fundit, pasa një huazimi dy vjeçar te Cremonese në Serinë B, u rikthye në Firenze dhe fitoi menjëherë besimin e trajnerit Montella, duke u shndërruar në titullar fiks dhe për më tepër, duke qenë shpesh protagonist me paraqitjet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Fiorentinës nxituan t’i rinovojnë kontratën dhe e mbyllën me sukses misionin gjatë ditës së djeshme, kur Drejtori Sportiv Daniele Prade njoftoi se Castrovilli ka nënshkruar kontratën e re me kohëzgjatje deri në verën e vitit 2024 dhe me pagë 1 milionë euro në sezon.

Prade foli me superlativa për mesfushorin që ka tërhequr vëmendjen në Firence dhe jo vetëm, duke shtuar se nëse Castrovilli do të vazhdojë me këtë seriozitet e përkushtim, do t’i prezantojë mbesën e tij bukuroshe Costanza Grimaldi.

“Nëse Gaetano do të tregohet akoma serioz, i përulur dhe profesionist, unë i jap lejë të flasë me mbesën time Costanza, e cila është shumë e bukur”, tha Prade në konferencë për shtyp, ndërsa kaq mjaftoi që mbesa e tij të merrte një famë të menjëhershme në rrjetet sociale.

FOTO GALERI