Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media, ka dënuar sulmin kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër sulmin brutal nga aktivistët e PDK-së, kundër Fidan Kamberit, arsimtarit të shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës.
LDK-ja konfirmon se Fidan Kamberi është vëllai i kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi. Fidan Kamberi ka qenë i angazhuar nga shkolla “Bislim Imeri” për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Nga sulmi brutal, ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
LDK kërkon nga organet kompetente kapjen sa më të shpejtë të autorëve të këtij sulmi dhe ndriçimin e motivit të tij.
Tutje në komunikatë thuhet se LDK kërkon nga subjektet garuese të ndikojnë për parandalimin e sulmeve të tilla./Infosot/