Në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë, në sallën 1 Tetori, gjithçka ka shkuar me rregull deri tani, njofton Klan Kosova.
Sipas menaxherit të kësaj qendre ku të drejtë vote kanë 4503 persona, kanë dalë mbi 30% deri tash.
Ai poashtu theksoi se kjo qendër ka nisur përgatitje që nga e enjtja në mënyrë që gjithçka të shkojë me rregull.

















