Kush është Richard Grenell – i dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi?

E publikuar: 04/10/2019 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Richard Grenell, ambasadori aktual amerikan në Gjermani, i emëruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump si i dërguar special për bisedimet Kosovë-Serbi, nuk është një “njeri i ri” kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.

Emri i tij u shfaq në kontekstin e dialogut në dhjetorin e vitit të kaluar ku asokohe ishte takuar në Berlin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Richard Grenell konsiderohet si person i besuar i shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ai ka shërbyer si këshilltar politik dhe zëdhënës për media i politikanëve të ndryshëm republikan.

Në vitin 2001, Grenell u emërua nga presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush si drejtor i Komunikimeve dhe Diplomacisë Publike për Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Duke shërbyer në atë rol deri në vitin 2008, Grenell u bë zëdhënësi amerikan me shërbimin më të gjatë në Kombet e Bashkuara, që kishte këshilluar katër ambasadorë të ndryshëm të Amerikës, transmeton Klan Kosova

Klan Kosova pati raportuar për takimin e Grenell me Thaçin në një kronikë të realizuar gjatë janarit të këtij viti të cilën e gjeni më poshtë.