Kadri Veseli: Llapjanë mos u ndani, dilni masivisht në zgjedhjet e së dielës

E publikuar: 03/10/2019 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur tubim zgjedhor në zonën e Llapit.

Veseli iu ka bërë thirrje llapjanëve që të dalin në zgjedhjet e së dielës e të marrin vendimin e duhur sic kanë ditur të bëjnë çdo herë, njofton Klan Kosova.

”Llapi dhe gjithë Kosova, në momente vendimtare, kanë ditur gjithmonë t’i marrin vendimet e duhura. Më 6 tetor, vendim i duhur është votëbesimi për të ardhmen e sigurt dhe rrugën që duhet të marrë Kosova.

Qëllimi im në politikë, kandidatura për kryeministër, ka vetëm një qëllim: t’i përkrahi rininë, vajzat dhe gratë, ndërmarrësit e vegjël dhe të mëdhenj, t’i përkrahi fermerët, mësimdhënësit, minatorët, pensionistët, çdo kategori shoqërore.

Llapjanë mos u ndani, qëndroni të bashkuar, sepse kur jemi të bashkuar jemi më të fortë. Kur jemi të bashkuar fiton më shumë Kosova.

Dilni masivisht në zgjedhjet e së dielës. Janë zgjedhje për të ardhmen tuaj. Fuqizojeni Llapin. Fuqizojeni Kosovën! #PDK112”