Kuçi e lë të hapur mundësinë e koalicionit paszgjedhor PDK – LDK, për hir të proceseve

E publikuar: 27/09/2019 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Preken LDK-ja, por çdo marrëveshje eventuale (Lexo: me Serbinë) që synohet pa këto dy parti, e ka shumë gabim”, ka thënë Hajredin Kuçi i PDK-së, kur është pyetur se më kë do të bëjë koalicion PDK-ja, në rast se del e para në zgjedhjet e 6 tetorit, kur pothuajse të gjitha i kanë vënë vija të kuqe.

“Vijat e kuqe të partive të tjera i kanë si pasojë e mungesës së ideve politike. Hiqja PDK-në dhe Hashim Thaçin prej fjalorit, çka do të thonë. Pyetni, a kanë program. Nëse duan të jenë kundër PDK-së, le ta bëjnë një OJQ e ta lënë politikën”, ka thënë Kuçi, në Interaktiv të KTV-së.

Kuçi ka thënë se “veprimet ilegale nuk do t’i institucionalizojmë dhe veprimet e dëmshme nuk do t’i legjitimojmë”.

Tutje Kuçi ka thënë se në PDK i marrim për bazë shumë sondazhet, të cilat këtë parti nuk e nxjerrin fituese.

“Por duhet të them se sondazhet edhe në vitin 2014 nuk na kanë nxjerr mirë, por kemi dal fitues”, ka thënë Kuçi. “Mund të them se aktivizimi i strukturave tona ngjan me atë të vitit 2007. Kemi listë të mirë, prezantim, zotimin e implementimit”, ka thënë ai.

Duke u përgjigjur në kritikat se PDK-në e ka lodhur pushteti Kuçi ka thënë se “politika nuk të lodhë fizikisht”.

“Madje mund të them se kurrë më të pjekur politikisht nuk kemi qenë”, ka thënë Kuçi.

Megjithatë ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të respektojmë vullnetin e qytetarëve.

Kuçi është përgjigjur edhe në akuzat e Ramush Haradinajt të AAK-së që tha se PDK-së po ia bënë fushatën kompania e njëjtë që ia ka bërë edhe Aleksandër Vuçiq.

“Nuk e di çfarë paska deklaruar. Por ne kemi përvojë të mjaftueshme për të bërë fushatë, madje më mirë se shumë kompani të huaja. E njohim çdo pëllëmbë të Kosovës. Ne jemi të hapur për debat publik për këtë punë. Unë nuk jam pjesë e atyre aranzhmaneve, por gjithçka është transparente”, ka thënë Kuçi.

23:58
Kuçi: Taksën e negociojmë në Bruksel, në ftesën e parë duhet të ulemi në tavolinë
Numri dy i PDK-së dhe i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se kjo parti ka qenë më konkretja në çështjen se si duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë.

“Kadri Veseli ua ka dhënë një dokument të shkruar partive, se si duhet të bëhet kjo punë. Ajo që është me rëndësi është që të arrihet konsensusi nacional, në dy pika. E para, jo vetëm në politikë, por edhe në autoritetet morale të shoqërisë, gazetarë e të tjerë. Dhe e dyta konsensusi kushtetues, që arrihet me së paku 80 deputetë”, ka thënë Kuçi, teksa ka shprehur kritika për ekipin e kaluar të dialogut, që e bashkëdrejtonin Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

“Pa të keq po e them, unë kam thënë se nuk do të mundet ky ekip të arrijë marrëveshjen. Një dialog që nuk e udhëheq PDK-ja dhe nuk merr pjesë LDK-ja dhe partitë e tjera, nuk mund të arrihet konsensusi”, ka thënë Kuçi, në Interaktiv të KTV-së.

“Duhet të krijojmë një unitet brenda nesh, ta prezantojmë atë para bashkësisë ndërkombëtare dhe të kërkojmë një unitete edhe brenda faktorit ndërkombëtar. Sa herë ka pasur hendek brenda faktorit ndërkombëtar, kemi pasur probleme”, ka shtuar më tej ai.

Ai ka thënë se vetë ai më herët e ka përmendur një marrëveshje të mundshme me Serbinë, të cilën e ka quajtur Traktat i Paqes.

“Ne kemi nevojë ta mbyllim çështjen me Serbinë. Nuk duhet t’i frikësohemi SHBA-së dhe BE-së. Kosova me Serbinë nuk merren vesh kurrë, edhe 100 vjet. Ne duhet të negociojmë në partneritet me SHBA-në dhe BE-në”, ka thënë Kuçi.

Kur ka folur për taksën, Kuçi ka thënë se ajo duhet të shqyrtohet në Bruksel, por se dialogu duhet të vazhdojë.

“Ftesa e parë që na vjen për bisedime duhet ta prejmë biletën dhe të ulemi në tavolinë. Taksa nuk është problemi më i madh që e kemi me Serbinë. Nëse dikush më thonë se problemi kryesor është taksa, nuk e pranoj”, ka thënë Kuçi.

“Ulemi dhe e diskutojmë heqjen taksës. Heqja e taksës negociohet në Bruksel, si pjesë e marrëveshjes së paqes, Traktat ose si të doni t a quamë, e cila pos që duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe atë të Serbisë, duhet të miratohet edhe në OKB”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta hartojë planin e saj të marrëveshjes dhe të shkojë në Bruksel dhe ta prezantojë atë.

Duke folur se kush duhet ta drejtojë dialogun, dhe nëse atë do ta drejtojë Kadri Veseli nëse arrin që të bëhet kryeministër, Kuçi ka thënë se “Qeveria e Kosovës duhet të marrë përgjegjësitë e veta kushtetuese”.

Sipas tij, me këto përgjegjësi kushtetuese as Presidenti nuk mund të hiqet prej loje.

“Nuk duhet të kemi frikë nga kjo. Kosovën nuk mund ta dëmtojë një njeri. Në demokraci, asnjë njeri, i gjallë as i vdekur, nuk mundet ta dëmtojë një shtet”, ka thënë Kuçi.

Kuçi: Drejtësia duhet t’i kërkojë falje Enver Hasanit dhe Limajt në disa raste

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se drejtësia duhet t’iu kërkojë falje ish-rektorit të UP-së Enver Hasani dhe Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se të njëjtit janë stigmatizuar, derisa ka shtuar se fajtorët duhet të dënohen por se të pafajshmit nuk duhet të frikësohen nga drejtësia.

“Po thoni që PDK e ka pasur drejtësinë e pastaj po thoni që PDK ka më së shumti të akuzuar. Nëse ka të njohshëm pse me i akuzu. Enver Hasanit drejtësia duhet t’i kërkojë falje edhe zotri Limajt në disa raste. Unë jam shumë i interesuar që ai që ka bërë vepra me u dënu por ata që nuk kanë bërë të mos frikësohen”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se deri në vitin 2016 lëndët kryesore kanë qenë në kompetencë të EULEX-it.

“Deri në vitin 2016 korrupsioni i nivelit të lartë, terrorizmi, krimi i organizuar kanë qenë kompetencë e EULEX-it. Veseli po thotë se të gjithë do të ballafaqohen me ligjin. As në PDK as në partitë tjera nuk janë të gjithë engjëj”, ka thënë ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai ka thënë se Veseli do ta udhëheq atë dhe do të krijojë konsensus të përbashkët.

Sipas tij edhe në negociatat me Brukselin, PDK-ja ka marrë përgjegjësi duke përmendur edhe marrëveshjen për drejtësinë.

E, ide inovative e ka quajtur fushatën kundër korrupsionit që po e bën PDK-ja.

Sipas tij është hera e parë që dikush në Kosovë po bënë fushatë kundër korrupsionit e nepotizmit.

Duke folur për Adem Grabovcin, ai ka thënë se ai nuk është i dënuar. Sipas tij, Grabovci është një nga udhëheqësit e UÇK-së dhe bën mirë që i ndihmon fushatës së PDK-së.

Sipas tij, ai moralisht është shumë më i fortë se disa persona në lista zgjedhore.

Ndërkaq duke folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministri, ka thënë se qeveria nuk ka të drejtë të ngrit çështje abstrakte.

Ai thotë se Kushtetuta e Kosovës është bërë për sjellje normale.

“Unë me pas qenë në vend të Haradinajt unë kisha dhënë dorëheqje në Kuvend, kisha kërkuar votëbesim në Kuvend.