Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim me simpatizantë të Dragashit dhe Zhurit.
Ai ka thënë se ata i janë bashkuar vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Dragashi dhe Zhuri i janë bashkuar vizionit tonë për të ardhmen e Kosovës. Vetëm një qeveri e udhëhequr nga ne, me mbështetjen e miqve tanë, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja të punës.
Po ashtu, interesat e përbashkëta me SHBA-në dhe partnerët tjerë na bashkojnë edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Për hapjen e perspektivës për rininë dhe të ardhmen e vendit vendoset më 6 tetor, duke votuar numrin 112. #PDK112”

















