Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haziri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Albin Kurtin.
“Zoti Kurti, apo Mr.Bini, i them kështu pasi lidhet me emrin e tij dhe nuk ka tjetër”, ka thënë Haziri.
“Unë mund të them sinqerisht se kam pritur që kemi mbyllur kaptinën e keqe të LDK’së dhe VV’së në dy vitet e fundit duke e injoru të kalumen”
“Kjo nuk funksionojë për shkak të egos së tij politike. Ego e tij nuk lejoi dikën tjetër të jetë kandidat për kryeministër. Ego e tij ka bërë që t’i ikin 12 deputetë. Në intervistat e fundit është folur shumë për mua dhe disa figura tjera të LDK’së.”/Gazeta Express/

















