Një aksion të madh ka nisur Policia e Kosovës, në mëngjesin e hershëm të së premtes.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Po është duke u zhvilluar që nga orët e hershme në disa rajone”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se tash për tash nuk mund të japin më shumë informata, por në momentin që të përfundojë aksioni dhe të kenë detajet do të thërrasin konferencë për media.
















