Haziri: Për fitore kurrë nuk është më pak burrnore të rreshtohesh pas një gruaje

E publikuar: 31/08/2019 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka shoqëruar kandidaten e partisë së tij për kryeministre, Vjosa Osmanin, përgjatë vizitës së sotme në qytetin e Mitrovicës.

Haziri ka thënë se rreshtimi prapa një gruaje për fitore nuk është ndonjë akt që vë në pikëpyetje burrërinë.

Sipas tij me nominimin e Osmanit, LDK’ja e ka dëshmuar veten dhe kjo gjë do të vlerësohet për fitoren e madhe.

Shkrimi i Lutfi Hazirit:

Për fitore kurrë nuk është më pak burrnore të rreshtohesh pas një gruaje.

#LDK e ka bërë dallimin e madh me të tjeret.

#LDK e ka dëshmuar me nominimin e Vjosa Osmanit.

#Mitrovica dhe #Kosova do ta vlersojnë dhe mbështesin fitorën e madhe!

Luta