Kim Karadashian ka bërë një gafë të madhe në kampanjën e re.
Kim Kardashian disa herë ka qenë pre e kritikave për përdorim të madh të fotoshopit në fotografi, shkruan lajmi.net.
Madje, kanë qarkulluar thashetheme se ajo dhe motrat e saj paguajnë paparacët për t’ua edituar fotografitë para se t’i publikojnë në medie.
Por, në reklamën e re të produkteve të grimit, ku u shfaq pranë Kyliet, Kim dështoi me përdorim të fotoshopit.
Në këmbën e majt, Kim ka gjashtë gishta, e kjo bëri që rrjeti të ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve.