E quajtën “Porsche e Parë”, doli në ankand për 20 milionë dollarë, por dështoi (Foto)

E publikuar: 20/08/2019 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e parë e Porsche, prototipi i parë që u pasua nga marka e famshme, dhe u nxor në ankand këtë të shtunë për 20 milionë dollarë, në Monterej, Kaliforni.

Por ankandi nuk u krye, për shkak se vetë kompania “Porsche” ndërhyri nëpërmjet zëdhënësit të “Muzeut Porsche”, dhe thanë se kjo makinë nuk është në fakt “Porsche”.

Ngatërresa vjen prej bashkëpunimit që ka pasur Ferdinand Porsche, themeluesi i kompanisë, me markën “Volkswagen”.

Porsche dizenjoi makinën e parë popullore të Volkswagen-it, “Beetle”, modeli që mban rekord për jetëgjatësinë më të madhe në prodhim.

Kur Ferry Porsche, djali i Ferdinand Porsche, shiti makinën “Type 64”, në kontratë ishte shkruar “Volkswagen Sport”.

Por zëdhënësi i muzeut, edhe pse tha se kjo makinë nuk është e tillë, e pranoi që përfaqëson ADN-në e Porsche.

 
Porsche dizenjoi makinën e parë popullore të Volkswagen-it, “Beetle”, makina e famshme “për popullin”.
Në vitin 1948, Ferdinand Porsche hapi kompaninë e tij, duke krijuar Porsche 356. Ky është modeli që kompania zyrtare e quan si e vërteta “Porsche e Parë”.
Planet për Type 64 nisën si dizenjim për të përmirësuar “Beetle”.
Modeli u rikthye në jetë kur Porsche mori një kërkesë nga “National Socialist Motor Corps”, kompania e Gjermanisë naziste, për të prodhuar modele sportive për një garë që do të bëhen nga Berlini në Romë.
Edhe pse gara nuk u bë, Porsche e solli në jetë modelin e veçantë nëpërmjet Volkswagenit.
Type 64 është si paraardhësja e gjithë makinave Porsche, edhe sipas zëdhënësit të Muzeut Porsche, por nuk është një Porsche.
Vetëm tre makina Type 64 arritën t’i mbijetojnë Luftës së Dytë Botërore
Në vitin 1948, Type 64 ishte në pronësi të Ferry Porshce, dhe u përdor si makinë që ndiqte garuesit.
Për arsye marketingu, makinës iu vendosën shkronjat Type 64 gjatë garës, dhe iu hoqën menjëherë më pas.
Më pas, Porshyce ia shiti “Type 64” pilotit të famshëm austriak të garave, Oto Mate, në vitin 1949. Por në kontratë shkruhej “Volkswagen Sport”.
Për arsye marketingu, makinës iu vendosën shkronjat Type 64 gjatë garës, dhe iu hoqën menjëherë më pas.

/tch/