Reperja Melinda sapo ka lansuar këngën e saj më të re ‘A po don pak’, të cilën e kishte paralajmëruar ditë më parë.
Videoklipi është shoqëruar me skena provokative ku vajzat ishin të zhveshura duke bërë akrobacione e disa prej tyre edhe duke kërcyer ‘belly dance’.
Në një pjesë të këngës ajo thoshte se ‘i kalla’ duke kërcyer kështu edhe mbi makinën e zjarrëfikësve.
Kujtojmë se ajo së fudmi është tallur edhe me Taynan dhe Dafina Zeqirin, duke publikuar një pjesë të këngës se Drake e cila ngjason me këngën e këtyre dy të fundit.