Gigi Hadid dhe Tyler Cameron kanë kaluar natën së bashku.
Gigi Hadid me ndarjen nga Zayn bëri bujë në shtypin rozë, por duke se kjo ndarja nuk paska ndikuar shumë tek modelja pasi ajo shfaqet shumë e lumtur nën shoqërinë e Tyler Cameron, shkruan PageSix, transmeton lajmi.net.
Në natën e mbrëmshme Tyler dhe Gigi ishin fotografuar në ‘Starbucks’ afër Lake George, dhe raportimet thonë se pas ‘Starbucks’ dyshja kaluan natën në apartamentin e Gigit.
Ndërsa këto veprime të modeles kanë acaruar tej mase Zayn i cili ditë më parë vuri në shitje shtëpinë në New York vendi ku ai dhe Gigi e cilësonin si folenë e dashurisë.