Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi tanimë është pjesë e klubit futbollistik Fenerbahçe.
Muriqi i cili ka luajtur për klubin Çaykur Rizespor ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen, njofton Klan Kosova.
Drejtori sportiv i Çaykur Rizespor, Yilmaz Bal, tha se është arritur marrëveshja me Fenerbahçen për transferimin e vedat Muriqit.
“Është rënë dakord për gjithçka për transferimin e Muriqit me Fenerbahçen”.
Fenerbahçe gjithashtu shpërndau një video në Twitter ku njoftoi për transferimin e sulmuesit prizrenas.