Thaçi: Shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrën e çdo kosovari

E publikuar: 04/07/2019 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AFP

AFP

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sonte në inaugurimin e ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ai ka thënë se shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë. Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa kongresisti amerikan, Eliot Angel është shprehur se Kosova është pjesë e SHBA-ve dhe se SHBA-të do të qëndrojnë përherë pranë Kosovës në rrugtimin e saj.

“Është e mrekullueshme të jem pjesë e miqësisë së kosovarëve. Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë. E dua Kosovën. SHBA-të përherë do të qëndrojnë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e SHBA-ve”, tha Engel.

Eliot Engel: Kosova është pjesë e SHBA-ve

Kurse, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett është shprehur se SHBA-të do t’i qëndrojnë Kosovës afër në çdo hap të sajin, duke shtuar se kjo ambasadë është më shumë sesa një objekt i ndërtuar.