Fredy Guarin është shumë pranë rikthimit në Serinë A. Do të veshë sërish fanellën zikaltër, por jo atë të Interit. Columbiani po planifikon nënshkrimin me Atalantën, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions.
Një lajm që ka entuziazmuar dyfish tifozët bergamaskë, të cilët presin që bashkë bashkë me futbollistin të zbarkojë edhe bashkëshortja e tij, Sara Uribe, e cila i ka dhuruar një djalë.
Fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale kanë marrë pëlqime të shumta nga tifozët e Atalantës, që i kanë rezervuar një vend në tribunën VIP të stadiumit “Atleti Azzurri d’Italia”.