Prizreni për Murrlanin! titullohet koncerti humanitar i cili do të organizohet në Prizren më 4 korrik për të ndihmuar shërimin e 15 vjeçarit nga Prizreni Murrlan (Alban) Asllani, i cili pësoi lëndime serioze në boshtin kurrizor në qershor të këtij viti dhe pas operacionit po shërohet në Shqipëri.
Në kënaqësinë e fansave, në koncert do të performojë reperja Tayna.
Koncerti do të mbahet më 4 korrik në ambientet e Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren me fillim prej orës 21:00.
Çmimi i biletës është 10 euro dhe numri i biletave është i kufizuar.
Të gjitha të hollat e grumbulluara do të përdoren për shërimin e mëtutjeshëm të Murrlan Asllanit me shpresë që do ti mundësohet shansë për një jetë normale dhe të pavarur pas fatkeqësisë të cilën e pësoi.
Ejani dhe kaloni çaste të bukura në koncert duke ndihmuar Murrlanin të vazhdojë ëndrrat e rinisë…
*Biletat do të jenë në shitje më 04 Korrik, në hyrjen e “Kino Lumbardhit”!