Filloreta Raçi, e njohur më mirë si Fifi, një vit më parë i ishte hakuar llogaria e Instagramit.
Kjo ka bërë që këngëtarja të hapte një llogari të re, ku ka mbi 184 mijë ndjekës besnik.
Megjithatë, gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar historia për pak sa nuk u përsërit në rrjetet sociale, por kësaj radhe zeshkania ishte më e shkathët.
Në fakt, ajo arriti ta ndalonte me kohë veprimin duke ndjekur hapat e sigurisë për të rimarrë llogarinë.
Ajo më pas e bëri të qartë veprimin e keqpërdoruesve duke e publikuar në Instagram, ku u la edhe një mesazh hakerëve.
“Qysh nuk u lodhët hala? A përnjëmend doni me ma vjedh prapë Instan a? Një a ma morët edhe një mos po ju dhemb”, ka shkruar ajo krahas imazheve.