“Ride or Die” është projekti më i fundit muzikor i Feros, të cilin e lansoi me videoklip më 9 qershor.
Videoja muzikore e kësaj kënge, pjesë e të cilës është edhe dashura e reperit, Arbenita Ismajli, ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh në YouTube.
Ndërkohë, Fero i ka njoftuar fansat e tij se e ka gati këngën e re, të cilën planifikon ta publikojë më 8 korrik, kur edhe është ditëlindja e tij.
“Faleminderit të gjithë juve që e keni djeg me këngën time të re, ‘Ride Or Die’, katër milionë”.
“Unë me 8 korrik e kom ditëlindjen edhe jam duke menduar ta lansoj edhe një projekt për ditëlindjen time a jeni gati? Do të jetë diçka e madhe, shumë e madhe”, ka shkruar Fero në një njoftim në Instagram.