Mëngjesi i sotëm nisi me lajmin tronditës të ndarjes nga jeta në moshën 25-vjeçare të menaxherit të reperit Azet, Sefa Kaya.
Turku humbi jetën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj nga një vetëaksident i rëndë nga i cili nuk arriti të mbijetojë.
Ky zhvillim ka shokuar miqtë dhe kolegët e Sefas i cili vetëm pak orë përpara se të ndërronte jetë, ishte duke festuar në Zone Club me shoqëri.
Por çfarë e solli në Kosovë menaxherin e reperit Azet?
Ndonëse vinte shpesh edhe vetëm për vizitë, burime të Prive kanë arritur të kuptojnë që Sefa kishte ardhur në Kosovë për t’i finalizuar datat e koncerteve të shumta të Azet këtë verë.
Për fat të keq, Sefa nuk e mbërriti një tjetër sezon të suksesshëm veror, për të cilin ishte shprehur gati në një postim të fillimvitit kur bënte përmbledhje të 2018-tës, e cila ka qenë vera e fundit e tij.