Modelja Emina Cunmulaj ka shprehur publikisht atë që të gjithë mendojmë dhe nuk e themi me zë, kur shohim fotot e Anxhelinës me bikini.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar disa foto ku duket e hatashme e veshur me një palë bikini të kuqe, buzë detit. Barku i sheshte dhe ijet e saj i bëjnë të gjitha femrat xheloze dhe pas nuk mbetet as Emina!
“A e përmenda që të urrej! Çfarë trupi!”, i shkruan Emina Anxhelinës.
Kjo e fundit e kapi menjëherë komplimentin dhe i shkruan një “të dua” në koment!
Më pas Emina shkruan se pas 4 ditësh do të shkojë në plazhin Saint Tropez ku po pushon Anxhelina, ndërsa e paralajmëron këtë të fundit të mos i afrohet:
“Do të vi aty për 4 ditë, mos mu afro me atë trup”
“Do të doja të dukesha si ty pas 2 bebeve”, i shkruan Angelina duke e komplimentuar modelen për fizikun elegant.
Nuk duam ta mendojmë se përse qahet Emina kur ka një trup shumë seksi edhe pse ka lindur 2 vajza!