Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është e njohur për lirshmërinë e saj.
E ftuar në emisionin ‘Thumb’, këngëtarja ka treguar hapur se ajo bën një jetë të thjeshtë si të gjithë, duke hipur në autobus e duke blerë rroba të lira.
“Nuk domethënë që je artiste dhe nuk mund të blesh në dyqane që i kanë nga 25 mijë lekë një fustan apo një palë xhinse.
Këtë fustanin e kam blerë 15 mijë lekë, këtë këmishën ma ka sjellë një faqe online që t’i bëj reklamë. Dje isha në Prishtinë dhe kisha gjithë ditën që sillesha vërdallë me një palë rroba dhe u stresova shumë.
Afër hotelit është një dyqan që ka rroba nga 3 euro. Sa u futa gjeta një palë tuta të verdha 3 euro. A e dini sa shumë VIP-a shkojnë në Turqi blejnë rroba nga 5 euro?”, ka treguar Fifi.