Mese 1 milionë njerëz janë duke përdorur shërbimet 5G në Korenë e Jugut, një teknologji e cila është adoptuar me ritëm më të shpejtë sesa 4G.
Qeveria e Koresë e Jugut tha se janë dashur 69 ditë që ky adoptim të arrihet. Gjeneratës së kaluar, konkretisht 4G-së, ju deshën 80 ditë për të arritur të njëjtën statistikë në 2011.
Rrjetet celulare të vendit pretendojnë se janë të parët në botë që kanë lançuar teknologjinë e re. Megjithatë operatori Amerikan Verizon ka vënë në dyshim këtë qëndrim duke thënë se kishte aktivizuar 5G pak orë përpara se operatorët në Korenë e Jugut ta bënin.
Zvicra, Bahrein dhe Britania gjithashtu kanë aktivizuar rrjetet e tyre të para 5G. Teknologjia 5G ofron shpejtësi më të mëdha shkarkimi dhe vonesa më të ulëta transmetimi.
Afro 85 qytete Koreano-Jugore do të kenë konektivitet 5G deri në fund të vitit dhe Ministria e Shkencës dhe ICT ka thënë se rrjeti do të shtrihet edhe në aeroporte, stacione hekurudhore dhe qendra të mëdha dyqanesh javën e ardhshme.
Kompanitë parashikojnë që deri në fund të 2019-ës në Korenë e Jugut do të jenë katër milionë përdorues të shërbimeve të gjeneratës së re 5G. /PCWorld Albanian