Shazam mund të identifikojë muzikën që luhet nëpër aplikacione

E publikuar: 12/06/2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shazam është pajisur me një veçori të re e cila bën të mundur identifikimin e muzikës përmes kufjeve. Me pak fjalë, pavarësisht aplikacionit që po përdorni, Shazam mund të identifikojë muzikën që po luhet përmes tij pa e dëgjuar në të vërtetë.

Për fillestarët Shazam është një aplikacion i cili ndihmon në identifikimin e një muzike apo këngë që po dëgjoni por që nuk i dini titullin. E zëmë se jeni në një bar dhe një këngë që ju pëlqen luhet. Mjafton të merrni smartfonin tuaj dhe të lini Shazam ta dëgjojë i cili menjëherë do të gjejë titullin e saj.

Pavarësisht sesa fantastik mund tu duket Shazam, aplikacioni gjithnjë ka pasur një problem. Për të identifikuar një muzikë, i duhet fillimisht ta dëgjojë. Si rezultat muzika që po luhej në telefonin tuaj duhej fillimisht të hiqni kufjet ose të afronit burimin e audios me mikrofonin.

Me përditësimin e fundit të Shazam tashmë muzika mund të identifikohet edhe përmes kufjeve. Për shembull nëse po shikoni një video në YouTube dhe dëgjoni një muzikë në sfond, nuk keni pse të hiqni kufjet për ta identifikuar.

Kjo funksionon me disa aplikacione. E gjitha që ju duhet është të aktivizoni Pop Up Shazam në menunë Settings.

Funksioni aktualisht është i disponueshëm vetëm në Android. /PCWorld Albanian