Magazinat e Amazon gjithnjë do të kenë nevojë për staf njerëzor tha shefi i robotikës pranë kompanisë.
Distributori Amerikane ka në përdorim mese 200,000 robotë të cilët punojnë nëpër 50 magazina të ndryshme.
Por pavarësisht investimeve të mëdha në këtë fushë, Tyre Brady, shefi i teknologjisë robotike, tha se nuk sheh një të ardhme ku magazinat e Amazon do të automatizohen plotësisht sepse sipas tij është e pamundur.
“Mënyra sesi e shoh unë është një simfoni mes njerëzve dhe makinerive që punojnë së bashku,” tha Ai.
Një prej robotëve kryesorë të kompanisë është Pegasus, një robot i cili kryen punën e fundit përpara se paketimi të dërgohet tek posta.
Njerëzit i vendosin pakot në robot i cili më pas i transporton për dërgesë. Një specialist kontrolli monitoron lëvizjen e 800 robotëve Pegasus njëherazi.
Kompania gjithashtu operon robotin Xanthus, një version i përditësuar i robotit për transportimin e paletave. Sipas Amazon deri më sot kanë transportuar mese 2 miliardë kuti plastike. /PCWorld Albanian