Boksieri serb, Velko Razhnjatoviç, ndryshe djali i kriminelit Zhelko, i njohur si Arkanit, ka folur për meçin me shqiptarin e Kosovës, Petri Mazrekaj, që do të boksojë në kategorinë super të mesme në WBC.
Djali i Arkanit tha se nuk e garanton në ring Mazrekajn sepse aty fiton kush është më i miri por sa i përket sigurisë e garanton se nuk do t’i mungojë as qimja e flokut.
“E garantoi Mazrekajn se nuk do t’i lejojmë t’i mungojë asnjë fije e flokut, nëse do t’i ndodhë diçka atij do të ishte turp për ne. Ndërkohë në ring nuk është i siguruar, sepse në sport fiton ai që është më i miri. Arkani është simbol i yni”, kështu ka thënë mes të tjera Velko për “Kuririn”.
“Bisedat janë në vazhdim, do kisha qenë shumë i lumtur që ai djalë që me fton për kurdisje të dueleve drejtpërsëdrejti të shef se kush jam dhe çka jam, a po qese vetëm me provokon, po me se mendon që mund të luftoj me mu atë dhe le të bën e pres në Beograd me plotëbesim”, tha Velko. Meçi është paraparë të zhvillohet me 31 gusht të këtij vitit.