Kosova nuk ka arritur të rrëmbejë pikët e plota në Podgoricë ndaj Malit të Zi, përkundër që krijoi e para epërsinë.
Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm është 1 me 1, transmeton Koha.net.
Milot Rashica ishte ai që i dha Kosovës epërsinë në minutën e 24 të takimit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vendasit ishin më efikas, duke arritur të barazojnë shifrat në minutën e 69 përmes Mugoshas.
Pas dy ndeshjeve në Grupin A, Kosova ka dy pikë në vendin e tretë. Derisa Mali i Zi në vendin e fundit ka dy pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan të hënën në Sofje ndaj Bullgarisë.