Apple sapo prezantoi versionet e fundit të sistemit operativ mobile iOS 13 për iPhone dhe sistemin e ri operativ iPadOS për linjën iPad. Por ndryshe nga iOS 12 që funksiononte me çdo pajisje e cila kishte të instaluar iOS 11, kësaj here jo të gjitha pajisjet iOS 12 do të mund të kalojnë në iOS 13 dhe iPadOS.
iOS 13 do tek këto pajisje:
- iPhone XS
- iPhone XS Max
- iPhone XR
- iPhone X
- iPhone 8
- iPhone 8 Plus
- iPhone 7
- iPhone 7 Plus
- iPhone 6S
- iPhone 6S Plus
- iPhone SE
- iPod Touch (Gjenerata e Shtatë)
Nga lista i vitit të kaluar janë përjashtuar iPhone 5S, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPod Touch (gjenerata e gjashtë), të cilët vitin e kaluar morën iOS 12.
Në lidhje me sistemin operativ të ri për tabletët iPadOS, pajisjet e mbështetura janë:
iPad Pro (12.9-inç)
iPad Pro (11-inç)
iPad Pro (10.5-inç)
iPad Pro (9.7-inç)
iPad (Gjenerata e 5)
iPad mini (Gjenerata e 5)
iPad Mini 4
iPad Air (Gjenerata 3)
iPad Air 2
Ata që nuk do të marrin iOS 13 janë iPad Air dhe iPad Mini 2 të cilët morën iOS 12. Së fundi watchOS 6 do të jetë i disponueshëm Apple Watch Series 1, Series 2, Series 3 dhe Series 4 edhe pse kompania paralajmëron se jo të gjitha funksionalitetet nuk do të jenë të disponueshme.
Të tre përditësime ofrohen në beta publike për zhvilluesit nga dita e sotme me betat publike në Korrik dhe debutimi final në Vjeshtë. /PCWorld Albanian