Bitcoin, i cili ka sfiduar gravitetin këtë javë pas një seri thyerjesh të sigurisë dhe një vjedhje në bursën më të madhe të kriptomonedhave Binance, është rritur me 10% në 24 orët e fundit duke ju afruar kufirit të 7,000 dollarëve.
Çmimi i bitcoin ishte 4,000 dollarë në fillim të vitit ndërsa ditën e sotme arriti në 6,964 dollarë në bursën Bitstamp të Luksemburgut.
Në 24 orët e fundit të gjitha kriptomonedhat madhore përfshirë Ethereum, Bitcoin Cash, Litecoin dhe EOS kanë shënuar rritje dyshifrore.
Rritja e fundit e bitcoin deri në 7,000 dollarë vjen si rezultat i përmirësimit të sentimentit rreth kriptomonedhave.
Të dhënat teknike sugjerojnë se bitcoin mund ti rikthehet një rritje të fortë në javët në vijim. Indeksi i fuqisë relative e përdorur për të matur vrullin pas çmimeve të aseteve, këtë javë regjistroi vlerën më të lartë që nga fillimi i 2018-ës.
Bitcoin shpërtheu në ndërgjegjen e publikut në 2017-ën ku çmimi u rrit nga 1,000 në 20,000 në vetëm 12 muaj. Shumë institucione shprehën mbështetjen për bitcoin. /PCWorld Albanian