Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se suksesi më i madh i Samitit të Berlinit ka qenë heqja e mandatit të kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.
“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”.
“Procesi tanimë është në përgjegjësi të Merkelit dhe Macronit. Ky është suksesi më i madh sepse dialogu është hequr prej adresës, e cila ka mund të befasojë Kosovën me ndonjë marrëveshje të keqe”.
“Kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, heqja e dialogut nga Mogherini te Merkel, e cila ka pasë qëndrim të qartë dhe e ka ende kundër lëvizjes me territore dhe kufij, tanimë mund të jemi më të qetë. Shihet qartë që nuk kemi më rrezik të ndarjes”, tha Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, njofton Klan Kosova.
Samiti i Berlinit ku temë kyçe ishte Kosova bëri bashkë në Gjermani liderët e Ballkanit Perëndimor.

















