Një projekt zhvilluar nxitur nga disniveli mes numrit të të punësuarve në TI dhe kërkesave të larta për ta.
Projekti Qendra për shërbime të TI-së është një ueb aplikacion përmes të cilit të punësuarit e bankës dhe të gjithë ata që merren me transferimin e të dhënave mes bankës, institucioneve dhe kompanive private, ti menaxhojnë me katalogun e shërbimeve të cilët i ofron ueb aplikacioni.
Të gjitha kërkesat nga katalogu i shërbimeve menaxhohen nga departamenti i TI-së, varësisht prej kategorisë dhe peshës së shërbimit.
Projekti në edicionin e 7-të të ICT Awards u përfaqësua nga Rijat Abdullai dhe u shpall fitues në kategorinë ICT Shërbimi Publik i Vitit në Maqedoni. Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë dhe vlerësohet me çmim në konkurs të tillë mbarëkombëtar.
Projekti u shpall fitues krahas projekteve nga Shqipëria dhe Kosova, Aplikacioni Tirana Ime dhe Busulla.com respektivisht.
Kjo kategori e ICT Awards shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike.
Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi të cilat kanë ndihmuar qytetarët e saj dhe duke ndikuar kështu direkt në shërbimet e ofruara publike. /ICTAwards.org