Haradinaj: Kushdo që thotë se me korrigjim arrihet paqja, ka për qëllim ta ndezë luftën

E publikuar: 08/05/2019 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë se Kosova është Evropë, ku foli për atë se çka ka ndodhur në Samitin e Berlinit

Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për paqe, por nuk e harron të kaluarën sa i përket dialogut me Serbinë. Ai ka shtuar se është gabim pozicioni i atyre që e përkrahin heqjen e taksës si kusht për të vazhduar bisedimet me Serbinë.

“Gabim është pozicioni i evropianëve, amerikanëve, i Berlinit, i Francës dhe i gjithëve që e përkrahin kushtin e serbëve që me heqjen e taksës ta vazhdojmë dialogu”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga KDI-ja.

Haradinaj ka thënë se kushdo që thotë se me korrigjim të kufijve arrihet paqja, e ka për qëllim ta ndezë luftën.

“Nuk do të ndërmarrin masa të reja karshi Serbisë. E kemi problem trajtimin që u bëhet serbëve të Kosovës nga institucionet serbe. Ju siguroj se kushdo që thotë me korrigjim të kufijve arrihet paqja e ka për qëllim ta ndezë luftën. Po duan të krijojnë jostabilitet. Mirë që kjo temë u mbyll në Berlin”, ka thënë Haradinaj.