Facebook shpalos vizionin e një rrjeti social tjetër

E publikuar: 02/05/2019 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook mbajti konferencën e zhvilluesve F8 në datat 30 Prill – 1 Maj. Dita e parë ishte e mbushur me lajme rreth Facebook, Messenger, Instagram, WhatsApp dhe Oculus.

Në fund lajm i madh ishte ridizajnimi që do të aplikohet tek rrjeti social për 2019-ën. Gjigandi i rrjetit social ka ridizajnuar jo vetëm uebsajtin por edhe aplikacionin.

Visualisht ngjyra blu është eliminuar thuajse plotësisht dhe dizajni ka një paletë të bardhë të thjeshtë dhe më të pastër. Ky ndryshim e bën rrjetin social më të afërt me Instagram në pamje.

Në aspektin e përmbajtjes rrjeti social do të fokusohet tek dy komponentë shumë të rëndësishëm: Grupet dhe Eventet. Grupet janë në zemër të Facebook të ri dhe është përpjekja e rrjetit social për tu larguar nga Kohështrirja dhe për tu fokusuar tek komunitetet.

Facebook dëshiron që ju tu bashkoheni grupeve

Facebook shpjegoi se ndërsa njerëzit përdorin rrjetin social për tu lidhur me miqtë dhe familjen, gjithashtu është një vend për tu lidhur me njerëz që ndajnë interesa dhe pasione të përbashkëta. Për këtë arsye Facebook thotë se do të vërë theksin tek grupet.

Në këtë mes përfshihet edhe elementi i privatësisë. Ndërsa shumë njerëz i bëjnë postimet e tyre të dukshme për të gjithë, grupet janë më private. Mark Zuckerberg pretendon se rrjeti social do të bëhet një platformë e cila ka në fokus privatësinë.

Si rezultat Facebook lançoi një tab të ridizajnuar të grupeve për të gjetur grupe të reja. Gjithashtu në pjesë të ndryshme të aplikacionit do të vendosë rekomandime grupesh. funksione të reja dhe të avancuara do të ofrohen për grupe specifike siç janë grupet e vendeve të punës apo të kujdesit shëndetësor.

Aktivitetet do të kenë tabin e tyre gjithashtu. Njerëzit do të jenë më të njohur me atë çfarë po ndodh rreth tyre me rekomandime aktivitetesh lokale.

Facebook dëshiron që të takoni miqtë të ri

Facebook gjithashtu po teston një funksion të ri “Meet New Friends.” Sipas rrjetit social kjo do të ndihmojë ata që duan të krijojnë miqësi të reja nga komunitetet e përbashkëta si shkolla, vende pune apo qytete. Funksioni është në fazë testimi.

Ndërsa aplikacioni i ridizajnuar ka filluar të dërgohet në Android dhe iOS. Sajti desktop do të ndryshojë në “muajt” e ardhshëm. /PCWorld Albanian