Berisha: Samiti i Berlinit zhgënjeu Vuçiqin dhe argatët e tij në Prishtinë e Tiranë

E publikuar: 30/04/2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9385, date 4.5.2005 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”, te ndryshuar./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Samiti i Berlinit me qëndrimin kundër copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ata që ai i ka quajtur argatë të tij, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe pse pa përmendur emra të liderëve shqiptarë, Berisha me aludime të qarta i është drejtuar Thaçit e Ramës si argatë të Vuçiqit në projektin për shkëmbim territoresh.

Sipas Berishës, të tre kanë mbetur duarbosh dhe u vunë në garë për të dhënë lajme sa më të këqija nga ky samit.

Ai ka thënë se është rezultat i rëndësishëm nga Samiti që “gangsterët e Ballkanit që luftojnë vetëm për karriget e tyre morën në Berlin atë që meritonin!”

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Samiti Berlinit dhe lajmezinjtë e tij!

Miq, Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë presidentin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës!

Të tre këta të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrxhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe konflikte të reja në Ballkan, përveçse me fotot e tyre fytyrë nxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, u vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija e të deklarojnë se “Samiti ishte i rëndë”, se “nuk solli asnjë rezultat konkret”, se “nuk ka pasur asnjë përparim” dhe se “ishte zhgënjyes”.

Kulmin në këtë aspekt e arriti Zografi Bis që i lejoi vetes të falsifikojë në Facebookun e DW lajmin për takimin e tij të shkurtër më pak se gjysmë ore me kancelaren Merkel sepse ishte përgatitur të deklaronte së paku 80 minutësh. Madje në skizën e tij ai përdori çirakun e Baton Stanishiqit për të mashtruar pafytyrësish shqiptarët duke thënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë pikërisht atë që Kancelarja nuk kishte thënë, gjë që doli qartë nga njoftimet zyrtare të qeverisë gjermane.

Në të vërtetë një rezultat i rëndësishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit që luftojnë vetëm për karriget e tyre morën në Berlin atë që meritonin!