Facebook dyfishoi paratë e shpenzuara për sigurinë e ekzekutivit të kompanisë Mark Zuckerberg në 2018-ën në 22.6 milionë dollarë.
Një vit më parë u shpenzuan vetëm 9 milionë dollarë për këtë qëllim. Zuckerberg gjithashtu shpenzon 2.6 milionë dollarë në vit për përdorimin e avionëve privatë.
Sakaq e dyta në komandë, COO Sheryl Sandberg mori në shtëpi 23.7 milionë dollarë në 2018-ën krahasuar me 25.2 milionë dollarë një vit më parë.
Facebook në vitet e fundit është ballafaquar me kritika për përhapjen e dezinformimit dhe përdorimin për përhapjen e propagandës online.
Në 2016-ën rrjeti social u përdorur nga aktorë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA për të influencuar zgjedhësit.
Për tre vitet e fundit Zuckerberg kishte tërhequr një pagë prej vetëm 1 dollarësh ndërsa tek pjesa e kompensimeve “të tjera” ishte shifra 22.6 milionë dollarë aplikuar për sigurinë personale.
Afro 20 milionë ishin për sigurinë e Zuckerberg dhe familjes së tij. /PCWorld Albanian