Media serbe: E sikur zyrtarët e Kosovës t’i quanin serbët “shkije”

E publikuar: 13/04/2019 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sikur autoritetet e Kosovës në adresimin zyrtar për serbët të përdornin termin fyes “shkije” ashtu siç bëri Marko Gjuriqi, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës duke i quajtur shqiptarët me termin fyes “shiptari”, te Beogradi kjo do të nxiste reagime negative, kanë thënë për portalin “danas” bashkëbisedues të tij .

“Loja cinike e kriminelëve dhe e terroristëve shiptarë (šiptarskih ratnih zločinaca i terorista) të cilët gjenden në institucionet e përkohshme në Prishtinë)”, ky është citat nga kumtesa zyrtare e Zyrës për Kosovën.

Lexo edhe: Shqiptarët, me termin fyes “shiptari” në kumtesën zyrtare serbe

Shtrohet pyetja, shkruan “danas”, si do të reagonin institucionet e Serbisë sikur institucionet e Kosovës në adresimin zyrtar serbët do t’i quanin “shkije” që në gjuhën shqipe është termi fyes për serbët, transmeton Koha.net.

Kur në vitin 2016, avokati kosovar Tomë Gashi serbët në një emisionin televiziv i quajti “shkije”, Lista Serbe kishte kërkuar që avokati të kërkonte falje publike. Atë adresim serbët e Kosovës e kishin quajtur sulm.

“Këto sulme të një qytetari me edukim akademik, rrënojnë normalizimi n e marrëdhënieve që ne po ndërtojmë për jetesë e të ardhme të përbashkët”, kishte thënë kumtesa e atëhershme e Listës Serbe.

Se përdorimi i këtij fjalori është i rrezikshëm dhe paraqet shkak për reagime të ndryshme negative, mend edhe sociologu i Fakultetit të Shkencave Politike Çedomir Çupiq.

Ky fjalor, sipas Çupiqit, është kthim në periudhën e mëhershme, ndërsa ai nga aspekti shtetëror nuk bën të përdoret.

“E sikur politikanët shqiptarë t’i quajnë me term fyes serbët, ky do të ishte një mesazh shumë i keq, ndërsa në rastin e thënë, vihet në pikëpyetje politika shtetërore”, tha Çupiq.

E këtij mendimi është edhe profesoresha e Fakultetit Fiulozofik, historiania Dubravka Stojanoviq.

“Institucionet tona këtë mezi e kanë pritur, sepse kështu jepet hapësirë për përkeqësim, që këtu është- mënyrë sundimi”, thotë Stojanoviq.

Por sipas saj, më me rëndësi është të dihet pse Gjuriqi përdor atë fjalor.

Deputeti i Partisë Socialdemokratike dhe ish- ministri për Kosovës Goran Bogdanoviq tha se këto fjalë urrejtëse, nuk i ndihmojnë pajtimit.