Gjermani, operatorët paguajnë 4.1 miliardë euro për 5G

E publikuar: 09/04/2019 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Federale Gjermane e rrjeteve tha se ishin ofruar 4.1 miliardë euro për frekuencat 5G nga katër operatorë.

Vodafone ofroi 1.2 miliardë euro për 11 breza frekuencorë, Deutsche Telekom dhe 1&1 ofruan 1.1 miliarë euro për 12 dhe 11 breza dhe Telefonica Germany 624 milionë dollarë për frekuenca në bandën 3.6Ghz dhe 2Ghz.

Një total prej 2 miliardë eurosh janë shpenzuar për bandën 2Ghz. 1&1 ofroi 184 milionë europër një bllok ndjekur nga Vodafone 182.5 milionë euro për një bllok.

Telefonica kishte ofruar 179.4 milionë dollarë dhe Deutsche Telekom 177.5 milionë për një bllok.

Në bandën 3.6Ghz u shpenzuan 2.1 miliardë euro. Telefonia ofroi shifrën më të lartë prej 109.4 milionë eurosh për një bllok, ndjekur nga Vodafone me 101.3 milionë euro, 1&1 me 100 milionë euro dhe Deutsche Telekom për 68 milionë euro.

Hapja e tenderit të 5G ishte paralajmëruar prej kohësh në Gjermani. Pak muaj më parë nga tenderi 5G u grumbulluan 6.5 miliardë euro. /PCWorld Albanian