Angelina Jolie edhe mund të kandidojë për presidente.
Aktorja Angelina Jolie aktualisht nuk e ka në plan ti futet politikës, mirëpo këtë nuk e përjashton si mundësi, transmeton lajmi.net.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin nuk do e bëj”, ishte përgjigja e yllit të Holliwoodit kur u pyet për këtë çështje.
Gjatë një interviste për revistën ‘People’ ajo ka treguar se tani për tani në prioritetet e saj të para është humanizmi.
Ajo tha se ndihet shumë e bekuar që puna e saj humanitare e ka ndihmuar që të njoh shumë gra të cilat sot i ka mike të ngushta./