Pasi mbërriti në tregjet Evropiane në fund të Janarit, Tesla Model 3 është bërë makina elektrike në shitje më të larta në Evropë gjatë muajit Shkurt.
Sipas sajtit të makinave Jato, shitjet e Model 3 kaluan ato të makinave elektrike të preferuara mes Evropianëve si Renault Zoe dhe Nissan Leaf pavarësisht çmimit më të lartë.
Tesla Model 3 ishte vetura premium më e shitur në Shkurt jo vetëm në mesin e makinave elektrike por edhe aty me motor me djegie të brendshme duke kaluar Mercedes-Benz C-Class dhe Audi A4 dhe zënë 31% të tregut deri më sot.
Suksesi afatgjatë i modelit mbetet për tu konfirmuar. Sipas Jato çdo gjë varet nëse konkurrentët Evropianë sjellin veturat e tyre elektrike në treg.
Aktualisht vetëm Model 3 është përballë vetëm me disa prej SUV Evropianë më të suksesshëm si Jaguar I-Pace dhe Audi E-Tron. /PCWorld Albanian


















