Bitcoin u rrit në 5,000 dollarë ditën e Marte, pika më e lartë që nga fundi i Nëntorit, ndërsa kriptomonedhat e tjera gjithashtu u rritën.
Në bursën e Bitstamp të Luksemburgut, bitcoin u rrit me 20% dhe për pak momente preku çmimin 5,000 dollarë për të rënë më pas në 4,730 dollarë.
Ende është rritja më e madhe në një ditë që prej muajit Prill të vitit të kaluar. Ethereum dhe XRP, dy monedha të tjera të mëdha u rritën gjithashtu.
Arsyet e kësaj rritje të shpejtë mbeten të paqarta. Vlera e tregut e bitcoin është rritur ndjeshëm me 5.1 miliardë në 78.8 miliardë dollarë.
Është pika më e lartë që prej muajit Nëntor 2018. Është një rritje e konsiderueshme sepse kaloi me sukses tre nivele rezistence prej 4,200, 4,420 dhe 4,567 dollarë.
Bitcoin është vetëm një prej kriptomonedhave me rritje. Ether dhe litecoin u rritën me 5.5% dhe 8.1% respektivisht. /PCWorld Albanian