Bing ka bllokuar 5 milionë reklama për kriptomonedhat në 2018-ën

E publikuar: 25/03/2019 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motori i kërkimit i Microsoft Bing tha se ka bllokuar mëse 5 milionë reklama në lidhje me kriptomonedhat pasi vendosi ndalimin e tyre vitin e kaluar.

Në një postim në blog, Bing detajoi problemin. “Kemi mbyllur pothuajse 200,000 llogari nga Bing Ads, dyfishin e atyre në 2017-ën. 900 milionë reklama të këqija dhe 300,000 sajte janë hequr nga sistemi ynë.”

Për ta vendosur në perspektivë, nëse një person ju desh një sekondë për të gjetur çdo reklamë të keqe, do ti duheshin 30 vite për të hequr ato që kanë bërë metodat e automatizuara në 2018-ën.

Vetëm 1% e reklamave të këqija në Bing kishin të bënin me kriptomonedhat. Pesë milionë reklama nuk është një shifër e vogël.

Bing gjithashtu bllokoi 18 milionë reklama që kishin të bënin me armët. Censuroi mashtrimet me suportin teknologjik të cilat thonë se në kompjuterin tuaj është gjetur një virus.

Luhatja e madhe e vlerës së kriptomonedhave joshi shumë interes sidomos nga spekulatorët që ishin në kërkim të fitimeve të shpejta.

Për këtë arsye Bing tha se kishte vendosur të ndalonte reklamat për kriptomonedhat në platformë Majin e vitit të kaluar. Lëvizja erdhi pak muaj pasi Facebook aplikoi masa të ngjashme.

Të njëjtën bëri edhe Google por që ndalimin e hoqi në Tetor të 2018-ës. /PCWorld Albanian