Vazhdojnë paqartësitë rreth Brexit-it

E publikuar: 19/03/2019 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Komisioni Europian tha në një konferencë shtypi të martën se ndërsa 29 marsi po afron, Parlamenti britanik nuk ka rënë ende dakord për kushtet e largimit, pasi kanë hedhur poshtë dy herë marrëveshjen e negociuar nga Kryeministrja Theresa May.

Zëdhënësi tha se mbetet që Kryeministrja dhe kabineti i saj të vendosin për hapat e ardhshëm dhe të na informojnë ne menjëherë.”

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se ajo do të luftojë deri në datën 29 mars, që procesi i BREXIT-it të zhvillohet me rregull.

Ndërsa data 29 mars për largimin e Britanisë nga BE-ja po afron dhe zonja May deri tani ka dështuar të sigurojë mbështetjen e ligjvënësve për marrëveshjen e largimit. Kryeministrja britanike pritet t’u kërkojë udhëheqësve europianë në takimin e BE-së që ta shtyjnë afatin e largimit të vendit nga blloku i Europës.