Apple ka vendosur të risjellë iPad Air në treg dhe ditën e sotme prezantoi një model më të madh. Krahas një iPad Mini të ri, Apple solli versionin 10.5-inç iPad Air me mbështetje për Apple Pencil.
Ai fuqizohet nga procesori Apple A12 Bionic dhe do të vendoset në linjë iPad mes modelit iPad dhe iPad Pro. Tableti i ri kushton 499 dollarë për modelin Wi-Fi dhe 629 dollarë për modelin Wi-Fi dhe Celular.
Me modelin e ri kompania rrit madhësinë nga 9.7-inç dhe 10.5-inç.
Çudi më vete është mbështetja për gjeneratën e parë të lapsit Apple Pencil që kushton 99 dollarë. Megjithatë çdo iPad tashmë vjen me një laps stylus.
iPad Air i ri gjithashtu ofron mbështetje për tastierën Smart Keyboard që është i disponueshëm për 159 dollarë.
Një tjetër detaj që bën diferencën është procesori. iPad Air i ri nuk përdor procesorin A12X që iPad Pro.
Tableti është i disponueshëm për të porositur online nga ky moment dhe dërgesat mbërrijnë javën e ardhshme. /PCWorld Albanian