Sipas firmës së njohur të testimeve të softuerëve të sigurisë AV-Comperatives, ⅔ e aplikacioneve antivirus në Android nuk ofrojnë mbrojtje fare për telefonët.
Në misionin për të ofruar testime sistematike të sigurisë së antivirusëve, organizata e pavarur testoi 250 aplikacione sigurie për Android dhe gjeti se 80 prej tyre nuk përmbushnin as kriteret më bazike të sigurisë.
Sipas testimeve të 2019-ës, ⅓ e aplikacioneve arritën të gjurmonin vetëm 30% të aplikacioneve keqdashëse.
Mungesa e efektivitetit vjen nga mos skanimi i kodit të aplikacioneve. Shumica e tyre funksionin me databaza dhe lista të zeza të papërditësuara. Ato dështonin përballë aplikacioneve keqdashëse që kishin emra të ngjashme me aplikacionet më popullore si Facebook dhe WhatsApp.
Sigurisht aplikacionet e sigurisë që kaluan testimet vinin nga firma të njohura si Kaspersky, McAfee, Avast, AVG, Trend Micro dhe Symantec.
Për një listë të plotë aplikacionesh që dështuan dhe kaluan testimet e AV-Comparatives mund të vizitoni faqen zyrtare të organizatës në këtë lidhje. /PCWorld Albanian