BlackBerry SecuSuite for Goverment është ndërtuar për sigurinë kombëtare të vendeve dhe sot ish prodhuesi Kanadez i telefonëve bëri të ditur se Agjencia e NATO për Komunikimet dhe Informacionin kanë zgjedhur të përdorin shërbimet e tij të enkriptuara të komunikimit.
“Përgjimi i telefonatave është një prej mënyrave më të thjeshta për të fituar akses në informacion privat,” tha Christoph Erdmann, zëvendës president i BlackBerry Secusmart.
“Jemi shumë krenarë që NCI, një lider botëror që mban të sigurisë vendet anëtare të NATO, ka vendosur ti besojë softuerit të BlackBerry për të siguruar komunikimin e tyre.”
Ai tha se arsenali i sigurisë kibernetike të BlackBerry sigurohet se të dhënat e konsumatorëve do të qëndrojnë private.
Kur BlackBerry bleu Secusmart pesë vite më parë, ato ishin një lider në sigurinë e komunikimit dhe enkriptimin e të dhënave.
Kontrata e re me NATO tregon edhe njëherë jo vetëm nevojën për shërbime të tilla por edhe ku duhet ti kërkojmë. /PCWorld Albanian