Twitter ka vendosur të mbajë premtimin për testimin e funksioneve eksperimentale me publikun. Rrjetin social lançoi Twttr, një aplikacion eksperimental ku përdoruesit e interesuar mund të provojnë prototipet e funksioneve që pritet të vinë në Twitter në të ardhmen.
Funksioni i parë që do të testohet është ai i bisedave në formë prezantimi plot ngjyra. Por Twitter tha se mund të përdorë aplikacionin për të eksploruar ndryshime të tjera si ide për përditësimet e statuseve apo cicërimat hyrëse.
Ju mund të aplikoni për prototipin e kompanisë tani edhe pse shanset që të përfitoni nga programi janë të pakta. Twitter ka planifikuar të ftojë vetëm 2,0000 anglishtfolës dhe Japonezë dhe vetëm në iOS.
Përdoruesit e Twttr do të ndajnë me rrjetin social eksperiencat. Nëse Twitter fillon të “luajë” me ndryshime, këta janë të parët që do ta kuptojnë përpara se të mbërrijë tek aplikacioni kryesor.
Twitter vazhdimisht flet për veçori të reja por rrallë herë del me qëndrime zyrtare përpara se funksionet të arrijnë fazën beta kur thuajse janë gati.
Me Twitter kompania do të ketë feedbackun e publikut për ndryshimet që ka menduar që në fazat e para. /PCWorld Albanian