Në muajt e fundit kemi parë evolucione të dukshme në sistemet e kamerave të smartfonëve. Tashmë ato janë më të mëdha dhe kanë sensorë më shumë.
Me Xiaomi që lançoi një telefon me kamër 48-megapiksel dhe Nokia 9 Pureview me pesë kamera të pasme, mund të themi lirisht se fotografia e smartfonëve po nis një rrugëtim të ri.
Për të lehtësuar këtë proces, Qualcomm në heshtje përditësoi specifikimet e kamerave për disa prej platformave mobile Snapdragon.
Qualcomm ka shtuar mbështetjen për sensorë 192-megapiksel për çipet Snapdragon 60, Snapdragon 710, Snapdragon 712, Snapdragon 845 dhe Snapdragon 855.
Kjo do të thotë se telefonët e ardhshëm me këtë procesor do të suportojnë sisteme kamerash që gjenerojnë 192-megapiksel të dhëna.
Megjithatë për çdo çip të ri, specifikimi i kamerës do të ndryshojë për sensorë tek dhe çift. Detajet rreth tyre mund ti shikoni në këtë lidhje.
Gjithashtu për të ofruar cilësi imazhi deri në 192-megapiksel, Qualcomm do të inkorporojë funksione si zero-lag dhe reduktim të “zhurmës” së imazheve.
Në letër duket një hap i madh përpara dhe ky konfigurim do të kërkonte një sensor kamere të paktën 192-megapiksel i cili nuk ekziston. Të paktën për kohën që ne po jetojmë. /PCWorld Albanian