Model Y, SUV “low-cost” i bazuar në platformën e Model 3, do të prezantohet më 14 Mars në një aktivitet në Los Anxheles tha Elon Musk në rrjetin social Twitter.
Pasi prezantoi Model S në 2012 dhe në 2015 ripunoi në formën e Model X. Tesla do të ndjekë të njëjtën qasje me Model Y i cili do të ngjajë me Model 3 por ka një trup më të madh dhe hapësirë të brendshme.
Model Y do të jetë 10% më i madh se Model 3 dhe si rezutlat do të kushtojë 10% më tepër për të njëjtën bateri.
Model 3 fillon nga 35,000 dollarë por shkon deri në 60,000 dollarë për baterinë e rangut të lartë.
Ndërsa Model X i bazuar në Model S, Tesla aplikoi disa ndryshime radikale si dyert e pasme por që shfaqën probleme gjatë muajve të parë të Model X.
Për këtë arsye Tesla ka vendosur të mos përfshijë dyert e Model X edhe tek Model Z. SUV i ri ka dyer normale tha Musk.
Përveç SUV, adhuruesit e Tesla po presin gjithashtu me padurim lajme rreth kamionit elektrik. Musk tha se nuk do të shfaqet javën e ardhshme për në një aktivitet më vetë drejt fundit të vitit. /PCWorld Albanian